Berisha: Rama i thur himn Vuçiçit! Dy qëllimet e Serbisë me Ballkanin e Hapur

E mërkurë, 18 May 2022 21:10

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën nga Berati se i shkon pas interesave Aleksandar Vuçiçit.

Berisha tha se Rama i thur hymne presidentit serb, ndërsa me rrëzimin e rezolutës për gjenocidin serb në Bosnje, turpëroi vendin.

 

Ish-kryeministri foli edhe për Ballkanin e Hapur, duke e konsideruar atë projekt të Serbisë për të dalë në detin Adriatik si dhe për të dominuar rajonin.

“Shkon në tavolina ky, dhe fillon e flet, i thur himne Vuçiçit, ua them me përgjegjësi të plotë. Vuçiçi çfarë është? Për çdo njeri të qytetëruar, sigurisht është President i zgjedhur i Serbisë, por ka një problem shumë të madh, nuk njeh gjenocidin në Bosnjë. Nuk e kapërdin dot kurrë Europa, kurrë nuk e kapërdin Europa një shtetar që nuk njeh gjenocidin. Genocid që e kanë sanksionuar dy gjykata ndërkombëtare. Sigurisht ai duke e ditur që ecën ecën por diku do rrëzohet pa këtë, lidhet me Rusinë, me Kinën, me kë të dojë. Por çfarë pune kemi ne? Pse të ndjekim vallen e tij. Pse të vendosim intersat tona?”- u shpreh Berisha.

 

"Pse ne të ndjekim vallen e tij? Pse ne të vendosim interesat tona? Europa ka krijuar një mekanizëm, Procesin e Berlinit, për të na tërhequr më afër. Jo, jo, thotë ky, Ballkani i Hapur. Jo, i thonë, Ballkani i Hapur nuk përshtatet me procesin e integrimit. E dini çfarë është Ballkani i hapur? Është projekti i Serbisë për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe në radhë të parë, absolutisht, daljen e saj në Detin Adriatik. Nuk kam asgjë unë kundër qarkullimit të mallrave, apo shkarkimit të importeve serbe në portet shqiptare, jo, por jo në atë qëllim që kërkojnë ata. Jo, portet tona s’mund të jenë kurrë ashtu. Ata që dinë pak histori e kanë të qartë. Dy kanë qenë ambiciet më të mëdha imperiale ruse në Europë, Adriatiku dhe Dardanelet. Si mund të lidhemi ne me ata? U ndala këtu se në lojë është qenia jonë, në lojë është përfytyrimi ynë, në lojë është shkretimi ynë si komb. Por në se ne na ikin çdo vit në 4 vite 530 mijë qytetarë, absolutisht shumica e tyre të rinj, ku është rinia për nesër? Nuk kemi të ardhme ne. Shto këtu borxhin që e rrit në mënyrë të tmerrshme dhe që sot fëmija që do të lindë pas 15-20 vitesh do të ketë një borxh 23 mijë euro për të paguar", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...