Konferenca e Ballës me Pompeon/ Berisha: U përsërit akti i dërgimit të Tahirit në Shtëpinë e Bardhë

Premte, 20 May 2022 14:04

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha komentoi edhe njëherë vizitën e ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Tiranë.

“Ajo vizitë u paralajmërua si një vizitë ku do bëheshin deklarata kundër Sali Berishës.

 

Kjo ishte mbarsja më e madhe që iu bë asaj vizite. Sekretari i Shtetit erdhi, mori pjesë në një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të organizuar nga Taulant Bego Yaris.

 

 

Unë kam absolutisht respekt të palëkundur për Sekretarin e Shtetit dhe qeverinë e SHBA, por të ripërsërisësh në një formë tjetër, përfaqësimin e eksponentëve të krimit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, është një akt i papërgjegjshëm që nuk i shërben këtyre marrëdhënieve.

 

U përsërit akti i dërgimit të Saimir Tahirit në Shtëpinë e Bardhë. I keni parasysh ato pamje? Në Shtëpinë e Bardhë ishte Saimir Tahiri, të cilin opozita e kishte denoncuar mbi 50 herë dhe këto u faktuan më vonë nga drejtësia italiane.

Ky merrej qëllimshëm, dërgohej në krah të djathtë të presidentit amerikan.

Të njëjtën gjë bënë me këtë konferencë. Një nga supertrafikantët organizon konferencën dhe shpërndan ftesat. Ta organizojë Taulant Balla që të lexojë Enkelejdi fjalimin që i përgatiti ai, ky është një akt i papërgjegjshëm.

Kur unë u largova nga pushteti, admirimi, respekti i shqiptarëve për SHBA ishte mbi 90 përqind. Kjo është e vërteta. Tani se ku është, e dini ju vetë. Shihni pollet. Por në këtë rënie jashtëzakonisht problematike dhe të pamerituar, tre janë përgjegjësit kryesorë: Xhorxh Soros, Edi Rama dhe guvernatorja Kim. Këtë e them me bindjen më të plotë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...