Presidenti/ Berisha: Rama po përdor Alibashën, Dvorani dhe Ina Rama janë subjekt i ndjekjes penale

Premte, 20 May 2022 14:05

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe qëndrimet e Enkelejd Alibeajt për çështjen e presidentit të ri.

“Gjithçka po shihni ju, është një parodi e neveritshme, dëshmi e keqshfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për një ose më shumë arsye, pranojnë të vetëposhtërohen nga Edi Rama, por që nuk përfaqësojnë asgjë nga PD.

Çdo gjë që Edi Rama bën me Alibashën, është një praktikë do të thosha është praktikë e keqpërdorimit e dy-tre njerëzve që një zot e di se çfarë hallesh kanë. Dhe që ndodh, siç e patë mbrëmë, të përgënjeshtrohen flakë për flakë në studio televizive për mashtrimet që kanë bërë. Pra, është një mjerim politike, megjithatë e kanë vetë përgjegjësinë,” tha Berisha.

 

 

Pas insistimit të gazetarëve, Berisha tha se nuk diskuton për emra. Ai shtoi se as bëhet fjalë për bojkot, siç po e prezantojnë disa media.

 

“Por nuk mundet kurrë opozita të bëhet lodër në duart e mazhorancës. Ka një praktikë këtu, edhe kur është zgjedhur presidenti konsensual. Janë forcat politike ato që kanë marrë vendimin. Nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë, që janë të shkarkuar nga çdo funksion. Ata nuk kanë asnjë tagër. Një forcë serioze politike nuk mund të tërhiqet kurrsesi në skenare të tilla,” tha Berisha.

Lideri demokrat komentoi edhe pyetjen se disa emra të përfolur për postin e presidentit janë njerëz të drejtësisë, të kritikuar nga ai.

“Ardian Dvorani dhe Ina Rama janë subjekt i ndjekjes penale për veprimtarinë e tyre në detyrë.

Dvorani ka fshehur 82 mijë euro. Ai ka kontratën e apartamentit për 92 metër katrorë, kur apartamenti rezulton 128 metër katrorë. Ai është simboli më i nxirë i korrupsionit në gjyqësor,” tha Berisha.

“Ina Rama mori pjesë në mënyrë aktive në puçin që dështoi më 21 janar. Ajo ndërmori një akt të dekapitimit të gardës me qëllimin e vetëm, që dështimi i fazës së parë, të kishte sukses në fazën e dytë. Pra ka kryer një veprimtari antikushtetuese, e cila nuk parashkruhet kurrë”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...