Berisha: Bashkohuni me ne! Do e përmbysim dhe do e ndryshojmë këtë gjendje!

Saturday, 21 May 2022 14:04

 

Një ditë para zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë një mesazh të fortë sot jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve shqiptarë, që e kanë humbur besimin se ndryshime rrënjësore mund të bëhen në Shqipëri.

“Një thirrje zemre për të gjithë ju miq, - iu drejtohet Berisha me një videomesazh, ku shprehet:

 

“Pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Ne e vazhdojmë këtë betejë, e vazhdojmë këtë mision më të vendosur se kurrë, si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD, si një lëvizje e fuqishme që do të bëjë më vete çdo shqiptar që beson tek ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët, që vendos t’i thotë vetes “të bashkohem me këtë lëvizje”, “të mos them më kurrë ç’më duhet mua”, “të mos them më kurrë s’ke ç’i bën”.

 

 

Kemi ç’ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri!

 

Kemi ç’ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, e rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj, se Shqipëria ecën në drejtim të gabuar.

Hajde t’i bindim, të trokasim në zemrat e tyre , me urtësi, me mençuri, me njerëzi! Të bashkohen me ne,” thekson lideri historik i PD-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...