Deklaratat e Krichbaum, Henze: Qëndrim personal, jo i CDU

Saturday, 21 May 2022 15:57

 

Qëndrime personale i cilësoi eksperti ekonomisë në CDU-në gjermane, Martin Henze, deklaratat e deputetit kristiandemokrat Gunther Krichbaum, se nuk do bashkëpunojë me PD nëse kthehet nga e shkuara. Gjatë një interviste për Syri Tv, Henze tha se Krishbaum është i afërt me Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun. Ai theksoi se Sali Berisha, dhe PD po kryen procese demokratike, ndaj gëzon mbështetje në Berlin

Deklaratat e deputetit Kristian demokrat Gunther Krishbaun, se nuk do të mbështesë PD nëse rikthehet tek e shkuara, janë qëndrim personal i tij, jo i CDU-së. Kështu u shpreh eksperti ekonomik pranë CDU-së gjermane Martin Henze, gjatë një interviste për SYRI TV, ku tha se Sali Berisha dhe PD e rithemeluar gëzon mbështetjen e Berlinit, për aq kohë sa po kryen procese demokratike

 

 

Sipas Henzes, diplomatët e huaj nuk duhet të ndërhyjnë në proceset e brendshme të një partie, siç po bën edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

 

E pyetur për procesin e zgjedhjes se Presidentit të ri, eksperti gjerman tha se ai po kryhet në fshehtësi, në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat demokratike.

Ndërsa sa i takon negociatave dhe këmbënguljes së kryeministrit Rama për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut, Henze tha se Edi Rama, është kundër anëtarësimit të vendit në BE, sepse do ta qeverisë Shqipërinë me autokraci.

Ai theksoi se Gjermania mbështet Procesin e Berlinit, dhe jo Ballkanin e Hapur, pas së cilit, sipas Henze, fshihet Vladimir Putin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...