Berisha: Dy janë armiqtë e fjalës së lirë sot në Shqipëri, Rama dhe Veliaj

Hënë, 23 May 2022 12:30

 

Në fjalimin e tij në Kuvend, kreu i zgjedhur i PD-së, Sali Berisha, tha se në Shqipëri sot janë dy armiq të fjalës së lirë.

Ai tha se ata janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“Narkoshteti është në vetvete shteti shtypës i lirive në seri dhe i lirisë së medias në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske të qeveritarëve ndaj gazetarëve dhe medias së lirë. Janë të zakonshme sulmet agresive staliniste të qeveritarëve ndaj medieve që shkruajnë kundër tyre.

 

 

Dy janë armiqtë e fjalës së lirë në Shqipëri. Njëri quhet Edi Rama, i cili përveç sjelljes së dhunshme verbale, përveç fyerjeve, ndëshkimeve absurde ndaj gazetarëve për shkak të pyetjeve që i bëjnë, ai krijoi edhe Ministrinë e Dizinformimit, i frymëzuar nga regjimet autokratike. Përgatiti ligjet për të dënuar të gjitha portalet që nuk i nënshtrohen atij, ndërmerr sanksione dhe ushtron presion mbi pronarët e medieve në rast se linjat editoriale të tyre nuk përputhen plotësisht me të qeverisë.

 

Edi Rama i lejon vetes të përdorë fyerjet, sharjet, kërcënimet ndaj gazetarëve për të cilat do ta kishin lakmi edhe etërit e tij, ish-xhelatë të fjalës së lirë. Me fjalorin e tij, ai është bërë i famshëm edhe në Europë, me ndëshkimin që u bën gazetarëve për pyetjet që nuk i pëlqejnë, deri te reminishencat e shprehjes së gjyshes së tij. Në fakt është atribut personal i gjyshes së tij, që një njeri me një kulturë mizerabël, e gjithë pasuria e tij bazohet te filmat e Kinostudios ‘Shqipëria e re’.

Po kaq armik i fjalës së lirë është edhe Erion Veliaj. Ai përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit, të qëndrimit ndaj fjalës së lirë, ndaj gazetarëve, ndaj pronarëve të medias. A mund të imagjinoni ju që këta të dy vijnë nga shoqëria e hapur e Xhorxh Sorosit. Ata janë fabrikate të Shoqërisë së Hapur, e cila për definicion duhet të jetë e kundërta,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...