Berisha: AMA është politizuar si kurrë më parë nga Rama e Peng-Basha

Hënë, 23 May 2022 12:31

 

Lideri i demokratëve, Sali Berisha, komentoi në Kuvend edhe raportin e Autoritetit të Medias Audiovizive. Berisha tha se kurrë më parë nuk ka qenë kaq i politizuar ky institucion.

“Si asnjëherë në ekzistencën e këtij institucioni, Edi Rama dhe Peng-Basha emërojnë si kryetar dhe zëvendëskryetar njerëzit më të besueshëm të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur të medias, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka pasur një shkallë të tillë politizimi.

 
Me gjithë kërkesën dhe insistimit të medieve dhe institucioneve ndërkombëtare, që ky institucion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur dhe më i paanshëm.

 

 

Ndaj nuk ia vlen t’i kushtosh as dhe një minutë më shumë, institucionit të AMA-s, por do ndalem këtu me gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri,” tha Berisha.

 

“Pra, kemi të bëjmë me një situatë dramatike, ku AMA ka shkallin e saj të përgjegjësisë. A e keni vënë re që këto ministra i nxjerr si gazetarë para medias, për të mos i lejuar të thonë dhe të pyeten. Kjo ndodh vetëm në Kanabistan. A keni konstatuar ndonjë ministre që të vijë në debate? E kanë të ndaluar.

Përballon debatet me njerëz të paguar. Deformimet këtu janë të një shkalle maksimale.

Unë e bëj thirrje gazetarëve për një aleancë të re, një aleancë për të vërtetat e mëdha të kombit, që t’i japim duart sa më shpejt këtij regjimi autokratik,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...