'Që nga dita kur e përzunë'/ Manjani: Rama, mllef 30-vjeçar kundër PD! Motiv krejtësisht personal

Tuesday, 24 May 2022 22:26

 

"Teatri, Teatri, ju them të njëjtën gjë, i vetmi problem që kam unë me Teatrin është që nuk e prisha më përpara, u deshën 20 vjet të humbur kot, për një paccavure atje që s'kishte asnjë vlerë dhe që mori peng 20 vjet. Çdo gjë që mbroni ju duhet shkatërruar!"

Kjo ishte deklarata e radhës alarmante e Edi Ramës, duke mos bërë kurrfarë 'mea culpa' për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, por shprehet se do të bënte të njëjtën gjë sërish dhe njëkohësisht duke shfaqur pendesë që nuk kishte arritur ta rrënonte 20 vjet më parë.

 

Madje, Rama shkoi deri aty se tha se edhe me PD-në duhet bërë e njëjta gjë si me Teatrin.

 

 

Në 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zbërthen qasjen karakteriale të Edi Ramës dhe diskursin që ai përdor.

 

Manjani thotë se Rama shprehet në mënyrë të tillë sepse nuk ndjehet i rrezikuar.

Inatin me Teatrin, shton Manjani, Rama e ka 20-vjeçar, ndërsa me PD-në prej 30 vitesh, qëkurse demokratët e larguan, për të mos e pranuar më, në ditët e para të themelimit të partisë opozitare, në fillim të '90.

"Është në stilin, llojin, është në ditën e vet më të lumtur. Vazhdon të shijojë komoditetin që i është krijuar. Që ditën që është bërë kryeministër është siguruar që të mos ketë opozitë dhe ia ka arritur. Ka hipur njëherë në varkën e Metës kur i duhej, erdhi deri në një farë pike. Pastaj hipi në varkën e Lulit dhe është ende te varka e Lulit, pavarësisht se e shpuar, por është aty. Dhe ia ka arritur që me këto varka të shuajë çfarë do lloj reagimi opozitar.

Nëse do të qeveriste Gjermaninë do të ishte i ngjashëm me Hitlerin, ky është koncepti që ka për shtetin. Çfarë tha Hilteri? Çdo gjë që është hebreje duhet të shembet, këtë bëri Hitleri, sigurisht ishte në krye të gjermanëve, ky është në krye të shqiptarëve dhe nuk e ka atë luksin që ëndërron ndoshta në mendjen e tij skiç për të justifikuar ato fjalë që thotë.

Ky njeri nuk ka turp. Që të thuash se po qeveris me drejtësi dhe luajalitet, ky nuk është as i drejtë, as luajal. Koncepti i tij veçanërisht me PD, ka 30 vjet, nëse 20 vjet paska patur inat me një godinë që quhet Teatri Kombëtar, me PD-në ka 30 vjet që ditën kur PD e përzuri nga radhët e saj. Është motiv krejtësisht personal, nga një mllef i akulmuar dhe që e nxjerr vetëm kur është komod, nuk ia rrezikon njeri karrigen. Ky nuk është kryeministër i një vendi demokratik", u shpreh Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...