Kryemadhi: 'Plumbi i Artë' u dekonspirua! Kriminelët e përmendur favorizuan PS-në më '25 prill'

Tuesday, 24 May 2022 23:24

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka cilësuar operacionin e policisë të koduar “Plumbi i Artë” si dështim. E ftuar në “A2CNN” Kryemadhi tha se operacioni ka pasur dekonspirim, e sipas saj shumë prej grupeve kriminale të dala në hetime, janë përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, në favor të Partisë Socialiste.

“Dështimi i operacionit ‘Plumbi i Artë’ siç ndodhi dekonspirimi i të gjithë operacionit tregoi se rrjedhja e informacionit nga do të vijë, do të vijë nga policia nuk besoj që ka ndonjë prokuror që do të dëmtojë procesin e tij.

Situata me presidentin është krijuar dhe për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit që po ndodhin me dëshmitë e dy të penduarve, që përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, ku kanë qenë garnizoni ushtarak i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Gjithashtu po kërkohet të largohet vëmendja dhe nga çështja e inceneratorëve, e cila është një arsye edhe më e rëndë që implikon kryeministrin, kryetarin e bashkisë, ministra”, tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...