Zona e posaçme elektorale për diasporën/ Berisha: Fyerje e madhe! Paralajmëroj Ramën dhe veglën e tij Alibeaj

E Enjte, 26 May 2022 12:10

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka konsideruar si antidemokratike dhe antishqiptare, idenë e Enkelejd Alibeaj për përfshirjen e diasporës shqiptare në një zonë të posaçme zgjedhore, duke e konsideruar Alibeajn si një vegël të kryeministrit Rama. Berisha paralajmëroi se kjo fyerje për shqiptarët nëpër botë do të hasë në një rezistencë mbarëkombëtare.

I pyetur sot nga gazetarët për këtë tezë të Alibeajt dhe grupimit të tij, Berisha tha:

“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama, nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD-ja, - theksoi ai dhe shtoi: "Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe, pikëpamjen e Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale.

E paralajmëroj këtu, mos të luajë me liritë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që janë sot në të katër anët e botës. Ata do të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës. Sot, teknologjia online e bën këtë 100% të mundshme.

Çdo përpjekje që shprehu nëpërmjet veglës së tij, Alibeaj, për një zonë të veçantë për emigracionin është një përpjekje e mirëfilltë antidemokratike, antishqiptare, është një fyerje e madhe që i bëhet emigrantëve dhe diasporës në të katër anët e dheut. Do të hasë kjo në një rezistencë mbarë kombëtare”, theksoi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...