Gjyqet e humbura në Strasburg/ Qeveria gati pagesën e 13,4 mln eurove për familjarët e Bashës

E Enjte, 26 May 2022 14:59

 

Vlera që ka paguar shteti shqiptar deri më tani në gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka shkuar në mbi 51 milionë euro.

Në proces ekzekutimi janë dhe 18 milionë euro të tjera, nga të cilat mbi 13 milionë do të paguhen si dëmshpërblim për pallatin që qeveria i shembi familjarëve të Lulzim Bashës, në Vlorë.

Krahas shpenzimeve normale, arka e shtetit vijon të zbrazet edhe për shkak të vendimeve të gabuara të zyrtarëve shqiptarë. Avokati i Shtetit, Odise Moçka, ka treguar në komisionin parlamentar për çështjet ligjore se deri më tani, mbi 51,6 milionë euro janë paguar si dëmshpërblim për gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa nuk i tregoi deputetëve se sa është fatura nga gjyqet e Arbitrazhit, nën argumentin se nuk ishte thirrur për këtë çështje: “155 çështje ende në gjykim, 75 vendime në total me vlerë 51,6 milionë euro, 67 vendime janë ekzekutuar në vlerën e 33,6 milionë euro, 8 vendime janë të paekzekutuara, me vlerë 17,9 milionë e 200 mijë euro”.

Kësisoj, nga buxheti i shtetit pritet të dalin edhe gati 18 milionë euro të tjera. Por, kujt do t’i shkojnë këto para? Sipas dokumentit të depozituar në Komisionin e Ligjeve, më në fund qeveria duket se është bindur që të dëmshpërblejë familjarët e Lulzim Bashës për pallatin e shembur në Vlorë.

 

Sipas raportit, nënvizohet se kjo çështje është në proces dhe plot 13,4 milionë euro do të disbursohen në favor të palës së dëmtuar.

Media publikoi muaj më parë letërkëmbimet e zyrës së avokatisë së familjarëve të Bashës me qeverinë shqiptare në Gjykatën Europiane, ku pala e dëmtuar që kishte fituar gjyqin, ankohej për vonesën në ekzekutimin e vendimit. Argumentet e qeverisë atë kohë ishin se vendi s’kishte para për shkak të pandemisë dhe pasojave të tërmetit./ A2/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...