'Të dëgjojmë p*rdhët e çdo diplomati'/ Andi Bushati i ashpër: Vjen, bën pazarin 3 vjet dhe ikën

Premte, 27 May 2022 08:26

 

Analisti Andi Bushati shprehet se faktori amerikan në vendin tonë është i rëndësishëm dhe duhet të dëgjohet dhe të merret parasysh, por sipas tij duhet bërë diferenca mes diplomatëve kalimtarë.

Sipas Bushatit këtyre të fundit “u duhet thënë edhe jo, kur mendojmë se kemi të drejtë”.

“Jam dakord dhe i besoj ata që kanë këtë diskur properëndimor, por çfarë properëndimor? Padyshim të jemi në NATO, t’i vëmë sanksione Rusisë, këtu jemi properëndimor. Por të dëgjojmë, më falni për shprehjen, p*rdhët e çdo diplomati që vjen, bën pazarin tre vjet dhe ikën, s’jemi as pro dhe as kundër perëndimor.

Kush e mendonte që Berishës do i vinte Xhorxh Bush në zyrë? Asnjëri! Kush e besonte që kampioni i sotëm i Amerikës Edi Rama, para 9 vitesh ta shpallte që ushqente celula antiamerikane?

 

Të gjithë diplomatët kalimtar, këtyre u duhet thënë dhe jo kur mendojmë se kemi të drejtë. Por nëse shumica e shqiptarëve janë për të mbajtur aksin properëndimor, po patjetër!

Por midis të qenit properëndimor dhe b*thlëpirës, është një hendek i madh dhe duke qenë pro të parës, nuk justifikon të dytën”, tha Bushati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...