Greqia: Mezi presim largimin e Metës që ta mbyllim rehat çështjen e detit

Premte, 27 May 2022 10:58

 

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një intervistë të dhënë për Radio Sky në Athinë ka deklaruar se mezi pret largimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas dy muajsh për të zgjidhur “rehat”, sipas tij, çështjen e kufirit detar me Ramën.

Për shefin e diplomacisë greke, çështja e kufirit detar nuk është zgjidhur ende, për shkak se sipas tij kjo lidhet me mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Metës, kur dihet që ky i fundit, sipas kushtetutës, duhet të autorizojë qeverinë të hyjë në negociata.

“Ai (Edi Rama) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi Presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo (çështja e kufirit detar) do të zgjidhet rehat pas kësaj periudhe”, tha Dendias për Radio Sky pas vizitës në Tiranë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...