Diaspora kundër zonës së veçantë elektorale, Berisha: Propozimi Balla-Alibasha, antikombëtar

Premte, 27 May 2022 19:58

 

Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) kundërshton idenë për krijimin e një zone të veçantë elektorale për zgjedhësit që ndodhen jashtë vendit.

Përmes një deklarate Diaspora shprehet se një tezë e tillë synon të dobësojë peshën e votës si dhe të zvogëlojë influencën e mbi 1.4 milionë shqiptarë që ndodhen jashte vendit, por Kushtetuta u garanton të drejtën e votës.

Pas deklaratës së Organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL), ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se propozimi Balla-Alibasha është antikombëtar.

Deklarata e Diasporës për Shqipërinë e Lirë
Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet KQZ-në dhe OSBE-në për konferencën e organizuar me temë "Votimi nga jashtë, koha është tani" të datës 24 maj 2022, ku lëvizja u përfaqësua nga tre prej anëtarëve të saj.

Në këtë konferencë, Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe sekretar i përgjithshëm i DPSHL-së, ritheksoi domosdoshmërinë e mosmohimit dhe të mostjetërsimit të votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Ndërsa detajet teknike dhe modalitetet në lidhje me këtë temë jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare mbeten për t'u diskutuar, DPSHL-ja ka ndjekur me shqetësim propozimin e disa përfaqësuesve të partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13-të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën.

Lëvizja deklarohet kategorikisht kundër këtij propozimi i cili dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milionë shqiptarëve të diasporës të cilëve Kushtetuta u garanton të drejtën e votës.

Ka një dhe vetëm një votë, të barabartë për të gjithë.

Çdo propozim që synon të shpërfytyrojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë të shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga Lëvizja jonë dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të Shoqërisë Civile.

Vota jonë ka peshë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...