Publikohet lista e kandidatëve për Kryesinë e PD, Berisha: Figura me kontribute dhe risi

Premte, 27 May 2022 22:15

 

Publikohet lista e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit se lista do t'i propozohet Këshillit Kombëtar nesër, e shtunë, për t'u votuar.

Në listë ndodhen emra me kontribute në PD, por edhe të rinj e të reja.

"Komisioni në mbledhjen e tij siç parashikon statuti ka miratuar listën për Kryesinë e kandidatëve që do zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe të rinj e të reja. Lista do shpërndahet tek të gjtiha mediat. Dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternativa Kryesinë e PD. Ndërkohë ju nëse do të keni durim dhe interes do të mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë", u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha.
I pyetur nga gazetarët për emrin e deputetes Ina Zhupa si kandidate për Kryesinë, Berisha vlerësoi kontributin e saj në Parlament për disa çështje të rëndëishme.

“Në këtë listë është Ina Zhupa e cila si keni konstatuar ju ka luajtur rol të rëndësishëm në parlament dhe u bashkua me Kuvendin e fundit.

Ka ngritur çështje shumë të rëndësishme. Deputetët e PD pavarësisht nga qëndrimet e tyre janë të gjithë anëtarë të këshillit kombëtar përveç 4-5 prej tyre që nuk kanë qenë anëtarë kryesie”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...