Berisha: Topallit dhe Imamit i është bërë padrejtësi, qëndrimi ndaj tyre ka qenë brutal

Premte, 27 May 2022 22:17

 

 

Kryetari i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Berisha tha se Komisioni ka miratuar propozimet e tij për anëtarët e Kryesisë, emra të cilët do t'i propozohen nesër Këshillit Kombëtar.

Ai u ndal te ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, të cilët u rikthyen në Partinë Demokratike si pjesë e Rithemelimit.

Berisha tha se ndaj Imamit dhe Topallit në të kaluarën është mbajtur qëndrim brutal, duke iu referuar përjashtimit që u bëri Lulzim Basha.

 

"Mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribut, natyrisht lidhur me ata të cilët kanë vërtetje kritika dhe sugjerime janë të mirëpritur të vazhdojnë vërejtjet ndaj Berishës pa asnjë hezitim, por gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë, Topalli dhe Imami janë propozuar, ndaj tyre patur një qëndrim brutal.

Sigurisht që listën secili mund ta bënte me ndryshe por gjykoj se është e shkëlqyer.

Në këtë listë është Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament, dhe u bashkua me Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje të rëndësishme. Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve, përveç katër pesë prej tyre s’kanë qenë anëtarë kryesie as në të mëparshmet, kështu kryesia ka gjithsej 20, pra s’ka asnjëlloj përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni. Por janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar", tha Berisha

Modifikuar më Saturday, 28 May 2022 08:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...