Berisha: Rithemelimi i PD-së, proces unik për një parti politike

Saturday, 28 May 2022 11:37

 

46 anëtarë të Partisë Demokratike do të garojnë sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij kreu i PD Sali Berisha tha se Rithemelimi është një proces unik i PD, ndërsa ka kujtuar dhe humbjet e partisë kur ishte në drejtimin e Lulzim Bashës.

‘Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, për procesin historik të rithemelimit të kësaj partie. Ne mblidhemi sot në këtë mbledhje shumë të rëndësishme për të zgjedhur forumin drejtues të PD, për 4 vitet që vijnë, kryesinë e kësaj partie.
Ky shënon përfundimin me sukses të një procesi të vazhduar procedurash, aktesh, referendumesh, të papara ndonjëherë në këtë parti dhe unike për një forcë politike që në themel kishin lirinë e anëtarëve dhe anëtareve të kësaj force.

Ne ja dolëm, përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme, të jemi sot opozitë e vërtetë. Të jemi sot më të fuqishëm se kurrë në misionin tonë.

 

Merita absolute në këtë proces u takon anëtareve dhe anëtarëve të PD. Ata në 8 vite, tani po shkojnë 9, kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u dha kushtrimi, u bë thirrja, u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike. Me idealet e tyre udhëheqëse, edhe në zgjedhjet e fundit, ata e mbajtën këtë parti si forcën më të madhe politike pas diktature, në Europën Juglindore’, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...