Këshilli Kombëtar gati të zgjedhë Kryesinë e PD, Paloka: Ja ku jemi, pas vështirësive të paimagjinueshme!

Saturday, 28 May 2022 11:38

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka hapur para pak minutash mbledhjen për zgjedhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Paloka shprehu vlerësimin e lartë për anëtarësinë e PD-së, e cila ka kaluar vështirësi që nuk mund të imagjinoheshin për të arritur në këtë ditë sot.

“Mbas një periudhe vërtet intensive dhe me vështirësi të paimagjinueshme, - tha Paloka, - duke filluar që nga Foltorja e parë kur nisi kjo lëvizje, sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune kolosale të energjive të çliruara nga anëtarësia e PD-së i rrallëherë këto vitet e fundit, mes vështirësive që as i kishim imagjinuar dhe as i prisnim. Por me sa duket, duhet të prisnim që nga diçka e keqe të dalë dicka e bukur dhe e mirë...

Unë kam besimin se ky Këshill Kombëtar do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në tetë vite e humbi, do të marrë rolin e tij si organi më i rëndësishëm në statut, rol që për fat të keq e kishte humbur në tetë vitet që kaluan, sepse, mbase edhe me qëllim, u rritën edhe numrat e anëtarëve të Këshillit, edhe të Kuvendit në një pikë të tillë që e bënte të pambledhshëm Këshillin e jo më të merrte vendime që nuk i mori kurrë.

Besoj se bashkarisht të gjithë do ta çojmë PD-në në fitore, sepse këtë presin demokratët nga ne, këtë pret e gjithë Shqipëria nga PD-ja."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...