Berisha: 44 mijë anëtarë të gatshëm për beteja, na presin vetëm ne

Saturday, 28 May 2022 11:51

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, u është drejtuar demokratëve me tone motivuese, duke u thënë se duhet të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Berisha thotë se 44 mijë anëtarë të PD janë gati për ‘beteja’, teksa thekson se ‘regjimi’ i Edi Ramës është ‘kalbësirë’ dhe se mund të largohet nga qeveria.

 

‘Nuk ka vend në Europë, veç Rusisë dhe Bjellorusisë, ku të drejtat e njeriut dhunohen më shumë se në Shqipëri. Ku është zëri ynë? Duhet t’ia shtrojmë çdo ditë pyetjen vetes. Duhet të hedhim pas dhe poshtë qëndrimet e deri tanishme apatike të PD.

 

 

Ata që e rithemeluan PD, e rithemeluan pikërisht për këtë qëllim. Pse e rithemeluan? Sepse donin ta shihnin partinë e tyre parti të interesit kombëtar. A dini ndonjë vend tjetër që interesi kombëtar të shkelmohet në mënyre flagrante më shumë se e bën Edi Rama?

 

44 mijë anëtarë të PD presin nga ne të kundërshtojmë politikën antikombëtare të Edi Ramës. Ata janë të gatshëm për beteja, presin vetëm udhëheqjen tuaj.

Pse rithemeluan anëtarët PD? Sepse ata ndjejnë dhimbje të madhe, dëshpërim të thellë kur shohin kombin të shpërbëhet çdo ditë.

Betejë, drejtim, betejë për interesin kombëtar!

S’ka mision më të madh sesa të ngrihemi dhe t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ata që mendojnë se është regjim i fortë, gabojnë. Është e vërtetë që ka para korrupsioni, që vret njerëz në komisarit, por e vërteta tjetër më e madhe është që ky regjim është kalbësirë’,- theksoi në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar, kreu i PD-së Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...