Berisha: Drejtuesit e PD-së dështakë, shkuan nga humbja në humbje

Saturday, 28 May 2022 11:50

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë, nuk la pa përmendur edhe dështimet e drejtuesve të mëparshëm.

Berisha theksoi se PD-ja kaloi nga humbja në humbje për shkak të drejtuesve dështakë të partisë.

‘PD kaloi nga disfata në disfatë, humbje në humbje për shkak të drejtimit problematik, dështak të drejtuesve të saj. Jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite. Ata sakrifikuan, bënë çdo sakrificë në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne. Ata ishin, siç dëshmuan në lartësinë e misionit dhe idealeve të tyre. 44 mijë luftëtarë të lirisë, morën pjesë në këtë rithemelim.

Ronald Regan e ka të pavdekshme thënien e tij ‘problemi është qeveria’. Ne nuk jemi qeveri, por opozitë. Dhe problemi është udhëheqja. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë këtë thënie, këtij gjeniu të konservatorëve mbi tokë.

Si mund të jetë problematike udhëheqja e opozitës. Dy janë problemet kryesore.

E para; pazaret me qeverinë, për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen që të shkelmojë mbi interesat e anëtarëve. Shembulli më tragjik jemi ne PD në vitet e shkuara. Sot ne kemi një ndryshim të madh. Jeni ulur në këtë sallë si përfaqësues të demokratëve dhe demokratëve shqiptarë, të zgjedhur me votën e tyre, përfaqësues të vullnetit të tyre, dhe jo të kryesisë apo të kryetarit të partisë. Çfarë do të thotë kjo?! Të atyre që e ngritën në këtë nivel PD, dhe që alternativen e saj e çuan në ‘To be or not to be. Ata presin nga ju çdo ditë, udhëheqje, vizion vendosmëri.

Cila është sëmundja e dytë e udhëheqjes opozitare. E dyta me efekte shkatërrimtare për opozitën është protagonizmi vantosh-opozitar. I kënaqur se ke një vend, mandat, një post, dhe të tjetër të shohin. Por ti çfarë bën?! Opozita profesioniste është një opozitë që nuk duhet të pushoj. Ndaj ka një antidod, unë dhe të gjithë drejtuesit, çdo mëngjes duhet të themi; çfarë do bëjë unë kundër këtij regjimi? Një betejë e paparë në Shqipëri do ishte zgjidhja’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...