'S'ka dhënë autorizimin për Detin'/ Meta i përgjigjet Nikos Dendias: Deklaratë e pavërtetë!

Hënë, 30 May 2022 18:28

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili u shpreh për mediat greke se kreu i shtetit shqiptar nuk ka dhënë autorizim për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Hagës.

"Nuk ka patur asnjëherë kërkesë për autorizim nga kryeministri për këtë çështje", u përgjigj Meta.

"Institucioni më aktiv për këtë çështje ka qenë Presidenca", vijoi kreu i shtetit.

 

 

“Në datë 23 maj, javën e kaluar, ministri grek ka vizituar Shqipërinë, duke u takuar me ministren e Jashtme dhe kryeministrin. Nga pala greke nuk është kërkuar asnjë takim i ministrit Dendias me Presidentin. Ministri Dendias ndër të tjera është shprehur se u ra dakord që t'ia referojmë çështjen tonë Gjykatës në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, tha ministri Dendias, pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës. Kjo do ndodhë pas 2-3 muajsh kur të zgjidhet Presidenti i ri. Dua të sqaroj se ministri i Jashtëm, zoti Bushati, përmes kërkesës, 13 shkurt 2018, paraqiti kërkesën për krijimin e grupit negociator. Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga ministri i jashtëm, Presidenti përmes aktit. Autorizoi ministrin e Jashtëm që sipas kritereve, të lëshojë plotfuqinë për projektmarrëveshjen. Saktësimin e vijës delimituese. Delimitimin e Shelfit Continental. Grupi negociator i Shqipërisë, është pajisur me autorizim, për të arritur një marrëveshje për përkufizimin e zonave detare. Përpos detyrave të tjera, vetëm grupi negociator është autoriteti i vetëm", tha Meta.

 

Presidenti Ilir Meta tha se Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim për çështjen e detit, ndërsa shtoi se do të jetë në dispozicion të Parlamentit në çdo moment, deri në 24 korrik.

"Kuvendi në çdo rast duhet të mbajë një qëndrim dhe duhet të shprehet. Unë si president i Republikës që nga ky moment e deri në 24 korrik jam në çdo moemnt të dispozicion të Kuvendit të Shqipërisë, të seancës plenare, të komisionit të jashtëm, të komisionit të sigurisë kombëtare, të mbrojtjes, të komisionit të ligjeve, për të bashkëpunuar dhe dhënë sqarime për të gjitha veprimet, në respekt të Kushtetutës dhe të Gjykatës Kushtetuese".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...