Thirrja e Metës: Qeveria të veprojë me maturi për 'Detin', të informohet Kuvendi

Hënë, 30 May 2022 18:53

 

Presidenti Ilir Meta bën thirrje për transparencë nga ana e qeverisë për çështjen e ndarjes të territorit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit reagoi pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili u shpreh se presidenti Meta nuk jepte autorizimin për dërgimin e çështjes së detit në Hagë.

 

Pasi hodhi poshtë deklaratat, Meta kërkoi nga qeveria të veprojë me maturi si dhe të mbahet i informuar Kuvendi për mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria për këtë çështje.

"Për Shqipërinë është në fuqi autorizimi i Presidentit dhe nuk ka kërkesë zyrtare për ndryshimin apo kryesimin e tij edhe pse tre anëtare janë larguar nga funksionet bazë.

 

Presidenti nuk është në dijeni mes dy qeverive apo kryeministri është miratuar apo rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë apo për të dalë nga negociatat.

Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas të drejtës ndërkombëtar në zhvillime negociatash politike.

Zyrtarë të Shqipërisë të veprojnë me maturi pasi çdo dakordësi politike e dhënë nga kryeministrat, apo çdo qasje publike përmes deklaratave janë rekorde që krijojnë pasoja dhe mbeten në përgjegjësitë individuale dhe që rrezikojnë të përdoren në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë në procesin negociator apo në procese të tjera. Kuvendi duhet të informohet mbi mënyrën e veprimit që duhet të ndjekë Shqipëria mbi këtë çështje", tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...