Rrëfimi i Dumanit/ Si e shpëtoi Taulant Ballën nga intriga e bandave të Elbasanit

Hënë, 30 May 2022 22:47

 

Në korrik të vitit 2020 forcat speciale rrethuan një servis makinash në pronësi të fisit Manahasa në rrugën Elbasan-Peqin. Sinjalet ishin se aty do të gjenin armën me të cilën u vra Emiljano Ramazani. Informacionet dolën të sakta. Pistoleta u gjet vërtet, poshtë serbatorit të një makine. Nga ekspertiza doli se ishte përdorur për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Disa antarë të familjes Manahasa u arrestuan. Seiti dhe babai i tij Albert Manahasa dolën nga burgu pas 6 muajsh, kur u provua se nuk kishin lidhje as me vrasjen dhe as me pistoletën.
Por ditën që u arrestuan nga RENEA, një i afërm i tyre akuzoi një deputet për kurthin. Deputetit i referohej si “Tojota Jaris”.

 

Në intervistën për ABC, personi që flet, Bujar Dervishi ishte i bindur se aksioni i policisë ishte grackë e sajuar nga kundështarët e familjes. Fajin ia vishte deputetit, që i thërriste “Tojota Jaris” epitet me të cilin i referohej Taulant Ballës.

“Personi që e nxit këtë është njeri i një politikani të lartë. Do t’i vijë fundi edhe atij njeriut Tojota Jaris, atë të shikojë ai 3 milion eurot mos shikojë konkurencën e miqve të tij, të shikojë ato 3 milion eurot” shprehej i afërmi i të arrestuarve jashtë komisariatit të policisë.

“Kjo është thjesht nga konkurenca, që e bën Tojota Jaris për miqtë e tij” thoshte Bujar Dervishi duke bërë lidhjen mes ndërhyrjes së policisë dhe interesit që kishin miqtë e Taulant Ballës.

Detaje se kush ishin këta miq dhe çfarë roli kishte Taulant Balla, nuk e tha. Por historia e pistoletës që u fut në servis u rikthye dy vite më pas, e rrëfyer nga Nuredin Dumani.

Pjestarët e familjes Manahasa, shpjegoi ai, konsideroheshin miq të Talo Çelës, prandaj atyre iu ngrit një kurth nga banda kundërshtare. Në servisin e Manahasave u fsheh pistoleta me të cilën një javë më parë ishte vrarë Emiljano Ramazani.

“Me porosi të Erjon Alibej shtetasi Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Nga ç’kuptohet, Manahasat ishin rreshtuar me Talo Çelën, kundër Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt. Kjo ishte arsyeja që iu vu pistoleta në servis dhe pastaj u lajmërua policia.

Kryeministri Rama, ndërsa takon Petrit Çelën, babain e Suel Çelës, gjatë një takimi me PS e Elbasanit

 

Por kur intriga ishte thurur nga porositës të vrasjeve për grupin kundërshtar, pse del emri i Taulant Ballës në këtë çështje? Përse e akuzuan deputetin socialist miqtë e Talo Çelës dhe anën e kujt supozohej se mbante Taulant Balla?

Pse duhej të mendonte njëra palë se Taulant Balla ishte i përfshirë në makinacionet e palës tjetër, kur ai kishte postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste?

Gjasat janë që politika të ketë qenë në kontakt me emra të njohur banditësh në prag të fushatës që pritej të niste në Elbasan për zgjedhjet e 25 Prillit. Në veçanti, Partia Socialiste e Elbasanit kishte përdorur elementë të njohur të krimit për fitoren e 25 Prillit.

 

Kjo doli në pah gjatë një vizite të Edi Ramës për Ditën e Verës, kur grupi që shoqëronte kryeministrin rrahu protestuesit demokratë në sy të policisë. Po ashtu, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani dhe u shpall në kërkim një emër i njohur i krimit në qytet, si Kelmend Xhaferri, i njohur ndryshe si Kel Çami. Në makinën e tij u gjetën posterat e fushatës së Taulant Ballës.

Kel Çami ka marrë pjesë në sulmin ndaj policisë në vitin 2017 në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, bashkë me Suel Çelën, një nga porositësit e vrasjeve për Nuredin Dumanin.

Lista e veprave penale për këta persona është e gjatë, njësoj si indiciet se përfaqësonin krahun e armatosur të Partisë Socialiste në Elbasan.

Për momentin, pohimet e vrasësve me pagesë nuk shkojnë përtej botës së krimit, por kushdo që lexon rrëfimet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Goxhajt ngre pyetjen: A mund të kryhen kaq shumë vrasje pa pasur lidhjet e duhura?

 

Nuk ka emra politikanësh në rrëfimet e të penduarve, por bashkëpuntori i Dumanit, Besian Xhixha ka thënë se pas çdo vrasjeje, Nuredin Dumani përmendte lidhjet e forta që kishte në drejtësi dhe politikë.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin, Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur”, ka thënë Xhixha.

Gjatë viteve të fundit, Elbasani është shndërruar në një arenë të përplasjes mes bandave, ku nuk ka munguar fuqizimi i biznesit të elementëve kriminalë me fondet publike, vrasjet me pagesë, ato për prishjet e pazareve të drogës dhe përdorimi i armëve në shërbim të partive politike.

 

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Taulant Balla u transferua nga Elbasani për në Fier. Klevis Kapllani, personi që vendosi pistoletën në servisin e miqve të Talo Çelës u gjet i vrarë në makinën e tij dy muaj më pas, 200 metra pranë shtëpisë.

Në rrëfimin e Nuredin Dumanit nuk përmendet asnjë “Tojota Jaris” që ta ketë ndihmuar, siç pretendonin familjarët e Manahasave. Deputeti del i shfaqjësuar në këtë episod, përballë hamendësimeve të familjes Manahasa.

Ndërkohë Dumani ka treguar se vrasja e mikut të tij Klevis Kapllanit u krye nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manahasa, si hakmarrje për vendosjen e pistoletës në servis.

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 shtator të vitit 2020, dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari, ishte se 2 ditë më parë, më datë 15 shtator të vitit 2020, u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manahasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në vrasjen e Emiliano Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit” ka thënë Dumani./Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...