Kufiri detar / Nesho: Politikën e jashtme e ka përsonalizuar Rama

Tuesday, 31 May 2022 10:05

 

Çështja e detit mes vendit tonë dhe Greqisë, është kthyer në një temë debati, prej disa ditësh.

Në lidhje me këtë diplomati Agim Nesho, në një intervistë për RTV Ora, është shprehur se Rama gjatë qeverisjes së tij ka qenë i luhatur.

Diplomati theksoi se vendi ynë nuk ka pasur qëndrime të qarta për çështjet e detit.

Agim Nesho: Politika që ka Rama dhe Shqipëria në kohën e qeverisjes së tij ka qenë e luhatur, pa asnjë bosht dhe vizion përpara. Rama prin ato politika që i sigurojnë një mirëqenie dhe jetëgjatësi në pushtet. Kështu ka qenë dhe çështja e detit. Nuk kemi asnjë qëndrim të qartë, kemi pasur luhatje dhe tërheqje të Shqipërisë. Na janë paraqitur disa ligje inekzistente arkaike si ligji i luftës, që na është shitur se do të negociohet me ne. Është harruar çështja çame dhe shumë çështje të tjera që janë të dala në rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë rast nuk kemi asnjë transparencë.Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk dihet se sa respektohet nga qeveria.

Deklaratën e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dandias e ka konsideruar arrogante, ndërsa shtoi se politika e jashtme e vendit tonë është e personalizuar nga Edi Rama.
Agim Nesho: Pamë një arrogancë të ministrit të jashtëm grek që edhe në Shqipëri që shumë çështje që janë shumë sensitive për Shqipërinë i kaloi me një mospranim. Vizita e delegacionit grek në SHBA ishte për të konsoliduar marrëveshjen 3+1 që ka të bëjë me rezervat energjitike të gazit që është një iniciativë e tre vendeve kryesore, Greqisë, Qipros dhe Izraelit, duke u përkrah dhe nga SHBA. Prandaj Dandias shfaqi këtë në Shqipëri, por ky nuk është faji tij, por faji i asaj politike të nënshtruar që në shumë raste bën Shqipëria që kërkon të rregullojë gjërat, por jo të zgjidhë problemet. Prandaj jo vetëm Dandias, por dhe shumë aktorëve të tjerë iu lind e drejta të mirren me një politikë të jashtme që është personalizuar nga kryetari i qeverisë dhe si e tillë shikohet jo vetëm interesave të vendit por interesave personale.

Së fundmi dhe Presidenti Ilir Meta doli në një deklaratë për mediat i cili tha se kryeministri Edi Rama dhe qeveria jo vetëm me opinionin publik, por edhe me Presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk është sjellë asnjë informacion zyrtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...