Kryetari i PD, Berisha: Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë

Tuesday, 31 May 2022 15:48

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sërish faktin se si, Nuredin Dumani po mbron Taulant Ballën.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq, dje denoncova në parlament Taulant Bego Yaris si Dumani politik i Bandës së Elbasanit, i cili ka me kapot dhe anëtarët e kësaj bande të qeverisë qindra telefonata, të cilat faktojnë se ai është anëtar kryesor politik i saj.

 

 

Përveç kësaj akuzova Taulant Bego Yaris se ai se bashku me Gaz Bardhin janë përgjegjës kryesor politik të vrasjes së Dr. Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes të katër njerëzve në Elbasan.

 

Natyrisht dje unë nuk thashë asgjë të re, por vetëm ato që dihen nga të gjithë.

Mirëpo interesant është fakti se në mbrojtje të Dumanit të Parlamentit brofi Skapi i partisë të dalë i pari duke përdorur për këtë Dumanin e penduar të drejtësisë. Sipas rrjedhjes selektive nga SPAKU i partisë të dëshmive të Dumanit të penduar, Ballën e shpëtoi ai për akuzën e padrejtë që një pjesë e bandës i bënte Tauland Bego Yaris sikur ky i fundit kishte ideuar vendosjen në garazhin e Manhasve të armës me të cilën ishte vrarë një anëtar i bandës.

Taulant Bego Yaris e kishte bërë këtë për të akuzuar Manhasat sikur ata ishin vrasësit e viktimës dhe të provokonte kështu hakmarrje ndaj tyre.

Por sipas Dumanit te qelise ai vrasesi serial i 12 njerëzve kishte ndërhyrë dhe zbardhur faqen Dumanit të Parlamentit. Por cili ishte shpërblimi që Dumani i qelisë mori nga Dumani i Partisë për shërbimin që bëri ajo nuk ka rëndësi!!

Në të vërtetë Dumani i qelisë me dëshminë e tij vetëm sa provoi akuzat e mia dhe fundosi përfundimisht Dumanin e Partisë.

Kjo se pari sepse dëshmia e Dumanit tregon qartë se deputetit Bego Yaris ishte aq i përzier me bandat sa qe ato nuk nguronin ta akuzonin për skenarë e kurthe kriminale mafioze.

Sipas Dumanit, Taulant Bego Yaris ishte një me bandat dhe operacionet e tyre kriminale. Në këtë rast Manhasët nuk akuzuan Don Lalën, por Taulant Bego Yaris për vendosjen e armës së krimit në garazhin e tyre.

Se dyti unë dje nuk e akuzova Bego Yarisin se ka ideuar vendosjen e armës së krimit në garazhin e Manhasve, por e akuzova se ka qindra telefonata me anëtarët dhe bosët e bandave të Elbasanit dhe se është direkt i implikuar politikisht në vrasjen e Dr Xhuvanit.

Fakti qe pohon Dumani i qelisë me të cilin zgjodhi të mbrohet Dumani i Partisë vetëm sa provon më shumë lidhjet e Bego Yarisit me bandën e cila kishte atë një anëtar të vetin. E vërteta është se Dr. Xhuvani u vra në përplasje me armë të bandës elektorale të Taulant Bego Yaris me kundërshtarët politik që mbështesnin PD.

Përveç këtyre, gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi!

Dje Dumanit të parlamentit përveç Dumanit të qelisë i doli zot edhe Gaz Bardhi bashkëpërgjegjës në përgjakjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Dr. Xhuvani dhe të plagosur 4 të tjerë.

Edhe reagimi i Bardhit ishte si klithma e atij që bërtet mos kujtoni se jemi ne përgjegjës për gjakun e derdhur në Elbasan.

Ky është vetëm fillim, më shumë do të dëgjoni!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...