Rama sot kundër Ramës dje, dhe tradhëtia e detit në mes!

Tuesday, 31 May 2022 15:50

 

Rama sot kunder Rames dje, dhe tradhetia e detit ne mes!

Nga Petrit Vasili

 

Rama ka deklaruar vetë dy vjet më parë në 29 gusht 2020 se:

Marrëveshjet nuk mund të jenë të fshehta sepse s'kanë asnjë vlerë.

Marrëveshjet kërkojnë vite negociata.

Marrëveshjet kanë vlerë kur janë publike dhe kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese.

Marrëveshjet kanë vlerë kur kanë firmat dhe vulat që shihen me sy.

Marrevëshjet duhet të marrin miratimin e Presidentit.

Marreveshjet duhet të marrin vulen me miratimin e tyre në Parlament.

Pra Rama e di shumë mirë se si negociohen çeshtje me rendësi kombëtare si kufijtë e Shqipërisë dhe si miratohen Marreveshjet që lidhen me kufijtë.

Ndërsa sot po ky Rama i kapur për fyti nga interesat e tij tradheton interesat e shenjta të vendit bën krejt të kundërtën e asaj që deklaronte në 29 gusht 2020 sepse:

Ka vendosur që kufijtë ti shesë në Hagë.

Marreveshjen për të shkuar në Hagë as nuk e ka parë jo më ta miratojë as Presidenti as Kuvendi.
Mashtron publikisht lidhur me Presidentin, kur u thotë grekëve se e pengon Presidenti, kur në menyrë të faktuar botërisht nuk i ka kërkuar asgjë atij.

S'ka mbyllur akoma grupin negociator të ngritur, që në 2018, grup i cili është akoma në fuqi edhe sot e kesaj dite e që prodhoi edhe një draftmarreveshje, që synohet të firmosej së bashku me ish Kryeministrin grek Tsipras.

S'ka asnjë grup negociator të miratuar nga Presidenti, që të vendosë për të shkuar në Hagë.

Tradhëtia e vendosur në mes del qartë në shesh kur lexon se çfare deklaronte dy vjet me pare Rama dhe çfarë bën sot.
Ja se çfarë deklaronte Rama në 29 gusht të vitit 2020:

"Për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë. Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta. Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit. Prandaj marrëveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur të thashethemit të radhës, që shkumëzon në gojën e politikanëve pa atdhe apo në detin e internetit pa kufij, po vetëm kur shihen me sy, me lexim, bashkë me firmat e me vulat e tyre"!

"Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj – jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti. E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t’ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...