PD, Vokshi përshëndet zgjedhjen e Manfred Weber në krye të PPE

E mërkurë, 01 June 2022 13:17

 

Deputetja e PD Albana Vokshi ka përshendetur sot, zgjedhjen e z. Manfred Weber si President i Partive Popullore Europiane. Vokshi e shkroi sot në Fb, në dy gjuhë, urimin e saj për fitoren e z. Weber. “Congratulations to Manfred Weber, who has been elected EPP President with 447 votes! EPP times! - Urova z. Manfred Weber që u zgjodh President i PPE me 447 vota! Është koha e PPE!"- vlerësoi ajo.

Vokshi e kishte konsideruar me rëndësi, zgjedhjen me konsensus të Presidentit të ri të PPE një ditë më parë: “Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian”, theksoi deputetja e PD-së.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë sot se Manfred Weber, i cili sapo u zgjodh President i Partisë Popullore Evropiane (EPP), tashmë drejton këtë grupim në Parlamentin Evropian, ku ka shumicën.

 

Weber u zgjodh President me 447 vota nga 502, në konferencën e partisë në Roterdam. Ai nuk kishte kandidatë alternativë.

Në një intervistë para zgjedhjes së tij, Weber i tha kanalit televiziv BR24 se Evropa duhet të tregojë më shumë lidership. Ai mbrojti krijimin e një ushtrie evropiane dhe heqjen e të drejtës së vetos së vendeve të BE-së, gjë që vonon vendimmarrjen në fusha të tilla si politika e jashtme

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...