Homazhet për Nishanin/ Berisha: Shqipëria humbi një nga shtetarët më dinjitozë në historinë e saj

E mërkurë, 01 June 2022 13:24

 

Lideri i demokratëve, Sali Berisha, kreu homazhet në presidencë në nderim të ish-kreut të shtetit, Bujar Nishani.

Në një prononcim për mediat, kryetari demokrat tha se Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar

“Isha për të shprehur nderimin tim më të madh, për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fjonën, zinë e kësaj gjëme të madhe që ju ka rënë atyre, miqve dhe të afërmve të tyre dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të cilët kanë parë tek Bujar Nishani një qytetar shembullor.

 

Familja, një prind të shkëlqeyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shteti shqiptar, një nga shtetarët më dinjitoz, në tërë historinë e tij.

 

Shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, njërin nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre. Nishani në dekada, ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë, por edhe një miqësi e përsosur, një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj të themi rënie, përkundrazi, erdhi gjithnjë në forcim.

Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është më midis nesh, por e vërteta është që shpirërisht ai është gjallë, është përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin atë si bashkëpunëtor, mik, të familjes që pati një bashkëshort dhe prind të tillë dhe të mbarë shqiptarëve.

Ndaj dhe duke ndarë sot dhimbjen dhe zinë në familjen Nishani, miqtë dhe të afërmit e tij shpreh ngushëllimet e mia atyre, shqiptarëve që humbën sot ish-kreun e shtetit që i dha në atë detyrë dinjitet të madh, institucionit të Presidentit, por dhe mbarë shqiptarëve.

I paharruar dhe i përjetshëm do mbetet kujtimi i tij!” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...