Festohet datëlindja e 76-të e Republikës Italiane, ambasadori Bucci: Italia pranë jush edhe në këtë moment lufte! Shpresoj në hapjen e negociatave për në BE, Shqipëria i përket Evropës

Premte, 03 June 2022 18:18

 

Pas 4 vitesh, festohet datëlindja e 76-të e Republikës Italiane në rezidencë. Personalitete nga fusha të ndryshme morën pjesë në ceremoninë festive, ndërsa ambasadori italian Fabrizio Bucci dha mesazhe me rëndësi për raportin mes dy vendeve, Luftën në Ukrainë dhe peshën e pranisë së Italisë në Shqipëri e Ballkan, si dhe për hapjen e negociatave për pranimin e vendit tonë në BE.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Me dyert të hapura për Shqipërinë, edhe në kthesat më të forta të historisë, Italia mbrëmjen e 2 qershorit pret miqtë në rezidencë për të ndarë gëzimin e Festës së Republikës Italiane. Personalitete të besimit fetar, politikës e ushtrisë, kulturës e aktivizimit në vend, duket se në këtë 76-vjetor të Festës Kombëtare italiane të gjithë ndihen nga pak “vëllezër” të shtetit fqinj.

 

 

Ambasadori italian, kujton, se periudha e vështirë e pandemisë, e forcoi dhe më tej lidhjen mes dy vendeve.

“76 vite nga lindja e Republikës, 4 vjet nga festa e fundit e festuar këtu, 31 vjet nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri janë të gjitha data të rëndësishme që ne duhet t’i kujtojmë dhe t’i rikuperojmë sepse kujtesa, historia, njohja e të shkuarës shërben për të ardhmen. Në gjithë këto vite Italia ka qenë gjithmonë afër Shqipërisë, ne në të gjitha këto vite kemi qenë përherë dhe ndër shekuj kemi arritur të vendosim mes nesh, mes Italisë dhe Shqipërisë një lidhjeje të fortë, speciale, unike. Është një lidhje e fortë dhe speciale që zhvillohet në shumë drejtime, në ekonomi , Italia është vendi i parë investitor dhe i pari vend klient i Shqipërisë, kemi krijuar një komitet të përbashkët për të zhvilluar investimet, një lidhje e fortë edhe në fushën e kulturës. Pikërisht dje ka filluar Java e Kulturës italiane me 54 evente, por bashkëpunimi ynë është domethënës edhe në sektorë të tjerë, si në sektorin reformës në drejtësi, lufta ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit”, tha Bucci.

 

Argjentina leksion Italisë në superfinale, Chiellini e mbyll me mërzitje! Mancini: Koha për rindërtimin e kombëtares
LEXO EDHE:
Argjentina leksion Italisë në superfinale, Chiellini e mbyll me mërzitje! Mancini: Koha për rindërtimin e kombëtares

Vizitat repciproke në të dyja anët e Adriatikut, siç rrëfen ambasadori janë një shenjë manifestimi i këtij raporti special mes dy vendeve, ndërsa shton se gjatë javëve në vijim, do të vijnë në Shqipëri një sërë figurash kyçe si ministri i Kulturës Dario Freanceschini, komandantët e Guarda di Financias e të Karabinierëve si dhe ministri i jashtëm Luigi Di Maio.

“Është e rëndësishme prania e qeverisë italiane në Shqipëri dhe në Ballkan në një moment të veçantë si ky. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt ka ndryshuar botën, nga si ne njihnim. Tani flitet për jetën para dhe 24 shkurtit, si dhe për të mbajtur një qëndrim. Dhe prandaj është e rëndësishme të jemi këtu, dhe duke dhënë një siguri fizike të gjeneruar nga prania jonë këtu në nivel politik sepse vendet e Ballkanit janë të parat që vuajnë pasojat e Luftës”, vijoi ai.

E mbyll fjalën me një urim, që vitin që pason festa të jetë e dyfishtë, krahas 78-vjetorit të Republikës, edhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për pranimin në Bashkimin Evropian.

“Shpresoj që Evropa të jetë në lartësinë e momentit dhe të arrijë më në fund ti lërë rrugë të lirë hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE. Është momenti të kuptojmë se bota ka ndryshuar, momenti për të dhënë një sinjal të fortë, të japim siguri që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor i përkasin Evropës”, tha ambasadori

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...