Mula: Kërcen trangulli si i do qejfi, karburanti i ka bërë naftën popullit! Rrogat e pensionet, për faqe të zezë

Premte, 03 June 2022 20:08

 

Regjisori Osman Mula mbajti fjalim gjatë mbledhjes së Këshillit të PD-së. Sipas tij, sa herë qeveria ndjen 'frikë', telefonon SPAK dhe kërkon arrestin e Berishës e të Metës. Kritikë pati për qeverinë dhe me ironi për çmimet e larta të produkteve të shportës e të karburantit.

“Ne ju duam sepse na do shpirti. Harruam familje e punë, dhe thamë pas jush, pas doktor Berishës. Jemi pjesë e Foltores, dhe Berisha është personazhi kryesor. Nëse do e shoh si një dramë, “Drama foltore” ishte me e ndjekur një vit rresht në teatrot e Shqipërisë. Në çdo sallë që keni shkuar, populli ju ka pritur. Për ata njerëz të Foltores, unë kërkova fjalën. Kam respekt për ata njerëz, dhanë gjithçka për 30 vjet demokraci.

Sa herë qeveria përdor zoloft, është një medikament kundër depresionit, telefonon SPAK-un dhe i thotë arrestoni Metën dhe Berishën se më filloi ankthi. Si mundesh të bësh karshillëk dhe të shesësh p*rdhë gjithë ditën kur pas çdo raporti del keq, si Shqipëria vatër e pastrimit të parave të pista, financim të terrorizmit, nuk skuqesh e zverdhesh. Këtë raport e nxjerr Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku nënvizon që jo vetëm nuk ka përmirësim, por dëmton anëtarësimin në BE.

 

 

Çmimet rriten çdo ditë, dhe kërcen trangulli siç i do qejfi, karburanti ja ka bërë naftën popullit. Rinia rrugëve pa punë, rrogat dhe pensionet për faqe të zezë. Sa herë që bëjnë mashtrime dhe i thonë popullit, dhe populli ankohet se nuk kam çfarë të ha, ky afrohet dhe të thotë përpiqu të hash me zor.”-tha Mula

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...