Lapsusi frojdian i Ramës: “Duhet bërë paqja perfundimtare Shqipëri-Kosovë”

E mërkurë, 08 June 2022 14:40

 

 

Nganjëherë është goja ajo që nxjerr padashur atë që fsheh mendja. Lapsusi frojdian i Edi Ramës gjatë fjalimit në samitin e Open Balkan në Ohër, ishte ku e më ku spektakolar sesa pengimi i tij, që gati e rrëzoi në skenë dhe që u bë lajmi pikant i të gjitha mediave.

 

Duke folur se si afrimi përmes interesave që nxit Ballkani i Hapur, se si bashkëpunimi për krizën e grurit apo të energjisë, do ti paqtojë edhe vendet armike Rama ngarërroi pa dashje Prishtinën me Beogradin.

 

“Vetëm duke lënë pas të shkuarën dhe duke shtuar bashkëpunimin ne do të mbërrijmë tek paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Shqipërisë” tha kryeministri i vendit më të madh të shqiptarëve.

 

Në fakt, pavarësisht se kjo qe një gafë, sot, në kuadrin e Open Balkan mund të flitet realisht për paqe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti serb shkrihej së qeshuri kur gjatë fjalimit të tij Rama ironizonte me faktin se Vuçiçi nuk është bajlozi që do na pijë ujrat e detrave tona. Të dy politikanët dukeshin si vëllezër, ndërkohë që Rama me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin duken si armiq.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...