Berisha: Vjedhje me bordet/ Gazetari: Shqiptarët të parët në botë, për turizëm karburantesh

E mërkurë, 08 June 2022 22:50

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar bordet e ngritura nga Edi Rama si hajdutë të xhepave të shqiptarëve.

Shkak është bërë rekordi i ri historik i çmimit të naftës të vendosur nga Bordi i Edi Ramës, duke e quar çmimin në 258 lekë për litër.

Ndërsa gazetari Klodian Tomorri, statusin e të cilit e ka shpërndarë dhe kreu i PD-së, shkruan se shqiptarët do të nisin turizmin e karburanteve, duke shkuar në Mal të Zi për tu furnizuar.

 

 

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

 

Vjedhje me bordet!

Çmime stratosferike nafte nga bordi i Edvinit!

Nafta 258 lekë/litri kurse në Malin e Zi çmimi është 189 lekë.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se te kushton më lirë të nisesh nga Tirana e të shkosh në Podgoricë për të furnizuar me naftë makinën se sa të udhëtosh Tiranë-Muriqan me naftë të blerë në Shqipëri. Turp i madh!

Me poshtë keni statusin e gazetarit, Klodian Tomorri.

Me këto çmime, shqiptarët do bëhen të parët turistë karburantesh në botë.

Distanca nga Tirana ne Muriqan është diku tek 100 kilometër. Një automjet mesatar harxhon 15 litra për 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal të Zi çmimi i naftës eshte 189 leke ose 70 lekë më poshtë se në Shqipëri. Një serbator mban të paktën 50 litra.

Bëni llogaritë se ka vajtur puna që të del më mirë të shkosh ta furnizosh makinën në Mal të Zi, përfshirë dhe ditën e punës brenda.

Ata që janë në Shkodër njëherë u leverdis të shtrojnë një zorrë nëntokësore nga ana tjetër e kufirit, ku janë ato fshatrat shqiptare dhe ta transportojnë direkt.

Tip investimi komunitar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...