Kriza e çmimeve/ Berisha: Bastardi i bllokmenëve po u pi gjakun shqiptarëve si shushunja

E Enjte, 09 June 2022 13:36

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në foltoren e Kuvendit, se kjo qeverisje e korruptuar po u pi gjakun shqiptarëve.

“Prej kohësh në këtë parlament janë denoncuar bordet si institucionet e të shkuarës sonë komuniste dhe sot, një bastard i bllokmenëve hoxhistë, e konfirmoi këtu krenarisht se me këtë metodë komuniste, ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë.

Unë denoncoj këtë dhe do e denoncoj sa herë të dal në këtë platformë.

Si shushunja po i pinë gjakun, po boshatisin xhepat, po u nxijnë jetën, po i fusin në depresion me çmimet stratosferike sa askund tjetër në Europë dhe botë, vetëm e vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj.

 

Ai që ia mbathi, se nuk rri dot këtu, ai tha këtu se po bën heroizëm me energjinë. Të dashur qytetarë, ky vend nuk prodhon qoftë edhe një kilovat nga nafta apo gazi. Të gjithë energjinë e ka nga burime natyrore ujore.

Ky vend, në dallim nga Maqedonia, prodhon 1 milion ton naftë në vit, ndërsa nafta këtu është me çmimet më të larta në Europë dhe botë, kurse energjia këtu është ndër çmimet më të larta në Europë.

Në mënyrën më të papërgjegjshme deklaroi se biznesin e vogël e kemi pa taksa, ndërkohë që vetëm për energjinë elektrike, biznesit të vogël i merren dy herë më shumë sesa i merreshin me taksat në qeverisjen e mëparshme.

Ky njeri ka humbur çdo sens realiteti. Vjedhja e përditshme duket se shërben si një narkotik që të shkëput nga realiteti dhe bota përreth,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...