130 mln € shtesë për borxhin e rindërtimit/ Berisha: Sepse Rama ua dha tenderat Gjicëve

E Enjte, 09 June 2022 13:38

 

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë të paktën 130 milionë euro më shumë për interesat e borxhit që shteti ka marrë për rindërtimin. Ministria e Rindërtimit dhe ajo e Financave nuk morën kreditë e buta që i ofruan donatorët në Konferencën e Brukselit. Interesat e këtyre kredive nuk i kalonin 2% dhe kostoja në buxhet për to nuk do të ishte më shumë se 60 milionë euro.

Por me këto para, institucionet shqiptare do t’iu nënshtroheshin rregullave strikte të prokurimit publik dhe jo procedurave të kufizuara që zbatuan në kontratat me të cilat financuan rindërtimin.

SYRI TV ka denoncuar disa herë së fondet e rindërtimit kanë shkuar për klientët e ngushtë të qeverisë së Edi Ramës.

 

Këtë skandal e ngriti sot në Kuvend edhe kryetari demokrat, Sali Berisha.

 

“Do t’ia them të gjitha në sy, shesh me shesh e rrugë më rrugë. Shqipëria do ngrihet e tëra, sepse nuk mund të pranohet kjo. Vidhni dhe mashtroni. Vidhni me interesa të kredive që keni marrë”, tha Berisha.

“Mediat paraqitën dokumente se keni vjedhur vetëm me interesa të kredive, se nuk tenderoni ato që jepnin donatorët bujarë me interesa të ulëta, se ato nuk u jepen dot se jepen me rregulla strikte, ndaj merrni kredi tregtare duke u taksuar 130 mln euro më shumë shqiptarëve".

Sipas tij, Rama mori kreditë e shtrenjta pasi duhej t’ia jepte tenderat Gjicëve të tij.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave për rindërtimin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...