'Non grata'/ Meta: Ia kam thënë Berishës, pjesë e procesit ka qenë edhe Lulzim Basha

E Enjte, 09 June 2022 21:55

 

Presidenti Ilir Meta deklaron se pjesë e procesit që shpalli non grata kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë edhe Lulzim Bashsa.

"Pjesë e procesit per shpalljen non grata te Sali Berishes ka qenë Lulzim Basha. Zoti Berisha është nje politikan qe ka ndikimin e tij. Unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Ja kam thene Berishes me ane te nje kolegu tuaj Cim Peka. Nuk eshte detyra ime te denoncoj. Kam qene i qarte per kete ceshtje. Une e kam patur informacion dhe madje i dija dhe zhvillimet pas shpalljes se Berishes non-grata", tha Meta.

Gjithashtu, Meta akuzoi Bashën se para 25 prillit ka shërbyer në funksion të mazhorancës.

"Kam qenë në kundërshti me Bashen, që para 25 prillit për çdo veprim që ka bërë në favor të mazhorancës. Dalja nga parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve vendore si dhe Reforma Zgjedhore jane fakte te qarta".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...