Flet Ilir Meta: Pse dekretova lirimin e Bajram Begajt, duke i hapur rrugën për President?

E Enjte, 09 June 2022 22:35

 

Presidenti Ilir Meta flet për dekretin e tij për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Më duket një debat tërësisht absurd, megjithatë jemi në demokraci dhe çdo akt mund të kontestohet, por besoj se kam kryer detyrën time, që më takonte, në mënyrë që të mos pengoja parlamentin të ushtronte të drejtën e tij, raundin e katërt. Qëlloi që kandidati i propozuar kishte një pengesë për t’u shprehur Kuvendi dhe derisa u bë një kërkesë zyrtare nga qeveria dhe vetë kandidati, që kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e shefit të Shtabit dhe kishte kërkuar të lirohej, pa dyshim që unë nuk kisha asnjë arsye që të mos i krijoja këtë mundësi”, tha Meta në 'Open'.

 

Kreu i shtetit tha se do të ishte absurditet dhe nuk do të ishte as etike të merrte më shumë kohë për lirimin e Bajram Begajt.

 

 

“Mund të merrja kohë në një rast tjetër por të marrësh kohë për një kandidat i cili është shefi i shtabit të përgjithshëm, të cilin e kisha dekretuar më parë dhe i plotëson të gjitha kushtet, për një detyrë të tillë, ishte një absurditet dhe në fund të fundit nuk do të ishte as etike sepse bëhej fjalë për pasuesin tim”, tha Meta.

 

I pyetur për zgjedhjet e 2019 të shtyra me dekret pas kthimit të Presidentit nga Gjermania, Meta shpjegoi:

“Çështja e dekretit për zgjedhjet e qershorit në atë kohë, kishte të bënte me një dakordësim që ishte arritur më parë për datën e zgjedhjeve mes forcave politike. Unë nuk doja të bëja një veprim të tillë pa ia bërë të ditur paraprakisht maxhorancës. Në atë rast kisha zgjedhur t’ia bëja të ditur z. Ruçi kryetarit të parlamentit, i cili nuk qëlloi atë ditë në Tiranë. Nuk kemi të bëjmë me të njëjtin rast. Nuk është se në Stamboll u dekretua presidenti i ardhshëm. Është një ushtrim i një kompetence

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...