Berisha: Provat për Taulant Dumanin i ka prokuroria. Revolja u vendos pasi....

Premte, 10 June 2022 13:21

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha se do të vazhdojë të akuzojë Taulant Ballën e PS për lidhjet me Nuredin Dumanin.

“Do ia them në parlament. Nuk ka nevojë që t’ia jap unë prokurorisë se ajo i ka në dosje. Mund të thuash se përse po i fsheh prokuroria? Ato që do ia them në parlament, prokuroria i ka në dosje. Është normale që unë t’ia them në parlament, sy më sy. Më komode është kur e ke përballë,” tha Berisha.

 

“Balla ka probleme me drejtësinë dhe do të ketë të tjera probleme. Unë i bëj publike gjërat kur e gjykoj unë se duhen bërë publike. Ai ka shumë probleme dhe gradualisht do të shkojë aty ku e meriton".

"Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles… Ata tregojnë që po, e ka vendosur, dyshojnë sepse ky i ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën e tij elektorale dhe i kanë thënë jo. Revolen ia kanë vendosur në një vend që e shihnin të gjithë… Për revolen e fshehur, pesë vetë janë në burg për këtë. Edhe kuptohet që revolën e kanë vendosur. Po si do e shihnin në një vend të dukshëm një revole krimi? E kanë zor për të gjetur një revole? Se s’mund ta hidhte ai në Shkumbin. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu që Tao s'e ka punën mirë. Ka probleme me drejtësinë. Do ketë, jua them unë juve. Ka dhe probleme të tjera ai.
Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...