Berisha: Sistemi monist u vendos me mbështetjen e fuqishme të Sorosit

Premte, 10 June 2022 13:24

“Me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist”.

Këtë deklaroi kryetari demokrat, Sali Berisha në deklaratën e përjavshme për mediat.

Sipas kreut të PD-së për herë të parë pas 31 viteve, në vendin tonë të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe të njeriu të vetëm, duke zhdukur balancën e pushteteve.

Sipas Berishës kjo u arrit përmes krimit drogës, varfërisë dhe mbështetjes së Soros.

"Edi Rama pati mbështetjen e fuqishme të George Soros dhe fondacionit të tij në Tiranë për të kapur çdo pushtet.

Falë tij ai vuri nën kontroll drejtësinë. Soros, përmes deklaratave të njerëzve të tij, përligji vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri por të larguar nga skena politike Sali Berishën, me objektivin e vetëm që të ndihmojë Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar.

PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në mbrojtje të idealeve demokratike për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi komunist i Edi Ramës, i mbështetur nga Soros," tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...