Nga Petrit Vasili
Edi Rama dje në aksham filloi një estradë të trashë me gjoja listat e numrave të telefonit, që medemek shiten në pazar.
Estrada e Ramës pritej, bile në fakt duhet të fillonte edhe më shpejt, sepse duhej me patjetër një zhurmë teneqesh, pas dështimeve njëri më i rëndë e më poshtërues se tjetri
Kancelari Scholz e shkriu krejt farsën serbo-ruse të Ballkanit të Hapur pas zdërhalljes idiote të Ohrit dhe ua ngriu tradhtinë në buzë Ramës & Co duke i lënë si guakë.
Kajmaku e justifikoi besimin dhe vleresimin e Ramës për të dhe i futi një dorë prej 1 milionë euro drogë ashtu siç Rilindja e ka qejf, paçka se italianët e "mallkuar" e kapën dhe ia prishën Ramës edhe festën e partisë.
Hatasë me inceneratorët fundi i duket shumë larg dhe dokumente e fakte dalin perditë, që e bejnë gjithnjë e më katran Ramën dhe po ia bëjnë hallin sa një mal.
Çmimet e tmerrshme kanë egërsuar të gjithë njerëzit sepse janë pasojë shqeto e pazarit të Ramës me oligarket për të grirë miliona euro dhe këtë e ka kuptuar i madh dhe i vogël.
Këto gjëma e bëma buçasin e tundin dynjanë.
Këto dëgjojnë dhe këto ju dhembin deri në palcë të gjithë njerëzve dhe me këto e vetëm me këto do të merremi edhe ne.
Sa për këto zhurmat e kanoçeve me estrada numrash telefoni, le t'ia lëmë të merret Rama vetë me to tamam si ata matufet, që luajnë me jargët e veta!