Pasi e tallën për 'Presidentin', Alibeaj sërish ushtar i betuar i Ramës dhe Ballës

Tuesday, 14 June 2022 18:50

 

Enkelejd Alibeaj, edhe pse pa asnjë mandat e pa kompetenca nga Partia Demokratike, mbledh disa deputetë në seli duke e quajtur mbledhje të grupit parlamentar. Numri sa vjen e tkurret. Nga 21 deputetë që ishin në mbledhjen e mëparshme, sot Alibeajt i shkuan vetëm 16 ligjvënës dhe mbledhja është e dështuar.

Edhe sot Alibeaj u betua si ushtar i bindur i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Si të mos i mjaftojë tallja dhe keqpërdorimi që socialistët i bënë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, Enkelejd Alibeaj nuk tërhiqet nga marrëzia e tij për t'i shkuar pas lojës, mazhorancës, në çdo rast.

Përbërja e Komisionit të Reformës Territoriale Alibeaj-Balla nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por dyshen në fjalë. Vendimet do të merren nga organet drejtuese të Partisë Demokratike dhe në çdo rast selia blu do të konsultohet me grupet e interesit për ndarjen e re administrative të vendit.

Edi Rama dhe Taulant Balla nuk kanë për qëllim të bëjnë një Reformë Territoriale transparente dhe gjithëpërfshirëse, por njësoj si me procesin e 'Presidentit', t'i diktojnë vendit dhe qytetarëve zgjedhjet që përmbushin interesat e tyre.

E pjesë e kësaj loje të shëmtuar, i faktuar tashmë është edhe Enkelejd Alibeaj e grupi i vogël që shkon pas tij.

Komisioni për Reformën Territoriale i ngritur nga Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla nuk synon rindarjen administrative të vendit për t'i shërbyer qytetarëve, por për të kënaqur orekset elektorale të Edi Ramës, të cilit i intereson shndërrimi i vendit në çiflig

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...