Bordi për çmimet, Berisha: Qeveria mbush xhepat, i grabitën qytetarëve 340 mln € në tre muaj

Tuesday, 14 June 2022 18:52

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vjedh qytetarët me bordet e ngritura për çmimet.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur se bordet pasurojnë qeveritarët dhe klientelën e tyre, por se zbrazin xhepat e qytetarëve të thjeshtë.

 

Sipas tij, në 3 muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së çmimeve me bordet shushunja 340 milionë euro

 

POSTIMI I PLOTË

 

Edi Rama tha: Bordet janë komuniste por janë të dobishme! Kjo sepse: Ato mbushin valixhet e qeveritarëve dhe klienteles së tyre! Ato zbrazin xhepat e qytetarëve! Në tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së çmimeve me bordet shushunja 340 milionë euro.

Miq, këto ditë bordi komunist i Edi Ramës i rritjes së çmimit të ushqimeve ka vendosur çmimet e reja më të larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin).

Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvatin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak.

Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t’i zhvatë çdo qindarkë.

Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor për të kontrolluar të gjithë shoqërinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...