Berisha: Gjykata e Apelit nën sundimin e çiftit Sadushi! Rama do të ketë kontroll total në të gjitha çështjet

Hënë, 20 June 2022 19:27

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë tryezës së PD me avokatët, të cilët kundërshtuan hartën e re gjyqësore, se Gjykata e Apelit sundohet nga çifti Sadushi.

Sokol Sadushi, tha Berisha, kontrollon Gjykatën e Lartë, ndërsa bashkëshortja e tij, Edlira Petro, Gjykatën e Apelit. Çifti Sadushi, tha Berisha, janë dora e zgjatur e Edi Ramëes për ushtruar kontroll total në të gjitha çështjet, duke bërë që të ketë vetëm një Gjykatë në Tiranë.

 

“Edi Rama pasi ka përqendruar të gjithë gjykimin e Gjykatës së Lartë në dorë të Sadushit, do ta përqendrojë gjykimin në Apel në dorë të të shoqes së Sadushit, Edlira Petro, e cila edhe sot bën ligjin, bën komunikatat, bën dallditë. Gjykata e Apelit është e tëra në sundimin e çiftit Sadushit.

 

 

Por tani na duhet që Edi Rama të ushtrojë kontrollin total në të gjitha çështjet, duhet që të ketë vetëm një Gjykatë dhe kjo Gjykatë të jetë në Tiranë. Një eksperiment i turpshëm, të cilin e kanë bërë në vitin 1999 PS-ja dhe e zhbëri sepse ishte një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë. Këto janë qëllimet e vërteta të hartës së re të drejtësisë, një përqendrim total”, u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...