Promovohet libri për gjenocidin serb mbi shqiptarët, Berisha i pranishëm

Tuesday, 21 June 2022 09:33

 

"'Kurrë mos harro', gjenocidi serb mbi shqiptarët nga viti 1844 - 1999", është libri i cili promovohet në orën 11.00 në Hotel Tirana.

Bashkëautorë të këtij libri janë, anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane Agim Aliçkaj dhe Prof. Dr. Nusret Pllana.

Ky promovim vjen një muaj pasi Parlamenti shqiptar ngriti kartonin e kuq, i cili refuzoi njohjen e krimeve serbe në Kosovë, akt i cili u dënua nga kryetari i PD, Sali Berisha. Ai e quajti këtë, urdhër të Aleksandër Vuçiç.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyci, organizator i promovimit shprehet: "Ky libër i Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Asc. Agim Aliçkaj titullohet "Kurrë mos harro"! Sepse pas harresës vjen lavazhi i trurit! Pas lavazhit të trurit njerëzit bëhen dele! E pas kësaj vjen skllavëria! Shtohet skamja dhe i varfëri i përulet maskarait! Ndërsa ky maskarai jo vetëm tallet me të, por edhe e poshtron atë! Nuk ka mjet më të mirë për ta nënshtruar dikë, sesa pranimi i harresës! Kujtesa është mbijetesa e shpirtit! Nëse një komb harron, atëherë vdes shpirti i kombit! Dhe nuk ka komb që të ketë humbur shpirtin e të ketë mbetur gjallë!"

Në promovim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...