Afera me Butrintin/ Meta: Ky sistem do shkundet nga themeli pas 25 korrikut

Tuesday, 21 June 2022 12:27

 

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, ku foli për aferën e Parkut të Butrintit.

Reagimi i Metës vjen një ditë pasi ai i ktheu mbrapsht Kuvendit këtë marrëveshje, duke e cilësuar si antikushtetuese. Edhe sot, Meta kërkoi që të ketë një hetim parlamentar për këtë skandal.

 

“Është detyrim i shtetit shqiptar ruajtja e tij. Parku i Butrintit është me vlera universale, dhe sipas konventës, përgjegjësia e ruajtjes nuk mund t’i kalojë në një organizmi si OJF, por ngelet përgjegjësi e shtetit. Shteti, nëse do të aplikojë këtë formë administrimi përmes një fondacioni, duhet të ruante pozitën dominuese vendimmarrëse dhe të drejtën e vetos në funksion të interesit publik në përputhje me konventën dhe kushtetutën. Marrëveshja për administrimin e kësaj pasurive duhet të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe vizionin e së ardhmes dhe jo e fragmentizuar në plane 10-vjeçare. Në asnjë mënyrë autoriteti rregullator dhe buxhetor nuk mund të deklarohen se nuk përmbushin detyrimet. Është e papranueshme logjika që për një pasuri si Butrinti me vlera kaq të larta, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi dhe autorizon një fondacion, ku nuk dikton dot rolin drejtues apo kontrollues sipas përgjegjësisë kushtetuese që i takon. Nëse qeveria shqiptare deklaron sot mos garantimin e mbrojtjes së vlerave kulturore e natyrore, kombëtare e universale si do të mundet ta garantojë atë me një fondacion me fuqi vendimmarrëse të kufizuar”.

 

 

Një tjetër e metë, sipas Metës është dhënia e titullit partner strategjik, që është kryer nga një organ që nuk ia ka dhënë këtë tagër ligji, si edhe mungesa e transparencës.

 

“Një tjetër e metë është edhe dhënia e titullit partner strategjik, që është kryer nga një organ që nuk ia ka dhënë këtë tagër ligji. Nuk ka kompetencë të vlerësojë strategjik. Kam vlerësuar se kjo çështje duhet të marrë kohë. Duhet të ishte marrë një komunikim i ngushtë dhe ekspertiza e UNESCO-s. Mungesa e transparencës jo me opinionin publik, por edhe nga ish-anëtarë të bordit të përzgjedhur që përmes deklaratave e kanë bërë të ditur”.

Meta tha se Kuvendi duhet që të mos votojë symbyllur, por të reflektojë mbi ato problematika, që sipas kreut të shtetit, kanë shoqëruar marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit.

Por, Meta thotë se nuk ka ndonjë optimizëm që mazhoranca të reagojë.

“Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare, si çështja e teatrit dhe ajo që po diskutojmë. Relacioni është shumë solid dhe i mirëargumentuar. Dëshiroj që për një çështje kaq të rëndësishme, Kuvendi të mos votojë symbyllur, por t’i hapë sytë mirë. Nuk duhet të paragjykoj vendimet e tij,” tha Meta, duke shtuar megjithatë se nuk është optimist.

“Nuk kam shprehur ndonjë optimizëm mbresëlënës për sa i takon përgjegjshmërisë së mazhorancës. Apeloj që për një çështje të rëndësisë kaq të madhe, të ketë një reflektim”.

Meta u pyet edhe në lidhje me një padi që është ngritur ndaj tij për çështje lobimi.

“Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqendrim nga detyrat e presidentit, por edhe nga angazhimet e zotit Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku. Gazeta austriake do e marrë përgjigjen atje. Kjo është një histori që as ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.

Ata që kërkojnë letra për azil për të shpëtuar nga drejtësia këtu, të vazhdojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është një sistem që do tundet nga themeli nga 25 korriku,” tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...