Rama kërkoi që të mos i bëhet presion, Vuçiç: Do të luftojmë për Serbinë

E Enjte, 23 June 2022 10:22

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur para samitit të BE-së, ku mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vuçiç tha se është një ditë e vështirë për Serbinë, ndërsa u ka premtuar serbëve se do të luftojë për vendin e tyre. Ai shtoi se nuk do të dorëzohet.

“Ne kemi një ditë të vështirë përpara dhe e vetmja gjë që u premtoj njerëzve në Serbi është se do të luftojmë për vendin tonë. Dorëzimi nuk është opsion!”, shkruan Vuçiç në Instagram.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi gjatë një interviste në media që të mos i bëhet presion Serbisë për qëndrimet e saj. Deklarata këto që shkaktuan reagim të fortë si në Prishtinë, edhe në Tiranë.

 

“Ju duhet ta kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të vështirë për shkak të historisë dhe për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që ne duam. Por më besoni, skenarët e tjerë janë shumë më të këqij për këdo dhe veçanërisht për këtë rajon,” tha Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...