Berisha: Protesta e 7 korrikut s'është vetëm e PD, por e shoqërisë civile

E Enjte, 23 June 2022 10:54

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, mbajti një deklaratë për mediat para Kuvendit. Berisha ftoi sërish sot qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut në orën 19:00.

"Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit.

 

Mbrëmë në një tryezë me drejtues, aktivistë të shoqërisë civile, personalitete të mirënjohur në këtë fushë, mendoj se kryefjala e asaj tryeze të jashtëzakonshme, të paparë ndonjëherë, ishte një dhe vetëm një: protestë, protestë dhe vetëm protestë.

 

Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes, të marrin në dorë fatin etyre dhe të fëmijëve të tyre.

 

...Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është në 7 korrik në ora 7 e darkës. Në Tiranë, në sheshin e saj më të mëdha. Tirana e tëra do derdhet...

...Para shqiptarëve në radhë të parë dhe do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit. Mund t’u them se me vendosjen e monizmit, dhe zhdukjen e check and balance, kushtetutshmëria ka rënë.

...Do vendoset nëse do jetë protesta e vetme gjatë verës. Aty buroi nga shpirti i pjesëmarrësve një koalicion i paparë me shoqërinë civile.

...Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar data e protestës, por data i është lënë nderi, sepse kishte një takim me shoqërinë civile, dhe kjo nuk është vetëm protestë e PD, por e PD dhe shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë nga shoqëria civile. Ju e patë se si u duartrokit.

Rama nuk është larguar, por do të largohet," tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...