Berisha: Qeveria ka ulur ndihmën ekonomike. Ky është një regjim i shkëputur nga qytetarët

Tuesday, 28 June 2022 15:04

 

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se qeveria që ka mbledhur më shumë se 340 milionë euro taksa nga rritja e çmimeve, ka vendosur të ulë ndihmën e ekonomike për qytetarët që trajtohen me të.

Berisha theksoi në fjalën e tij, se kjo qeveri është shkëputur nga realiteti dhe nga qytetarët.

‘Kjo qeveri ka ulur me 2% ndihmën ekonomike.

Kemi një qeveri që nuk ka asnjë moral dhe merr çdo vendim, sikur ky popull, nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz. Është vërsulur tani me paketën e re Fiskale mbi biznesin, për t’i falimentuar ata pasivisht.

 

Unë po lexoja dëshminë e një biznesmeni. Nëse më parë e ekspertja mallin në SHBA duke paguar 2500 euro për ton. Tani paguaj 15 mijë euro për ton!

A ekziston ndonjë ndihmë për këto biznese? Zero!

Kemi të bëjmë me një gjendje dramatike reale, në kafshatën e gojës, për kafshën e gojës. Kurse këta vazhdojnë qeverisin pa asnjë preokupim. Pasi ka futur të gjitha pushtete në xhep, Edi Rama nuk komunikon me njerëzit. Komunikon me qiellin.

Çdo ditë dëgjon për ligje e vendime të pakonsultuara me qytetarë, por vetëm e zyrat e PS-së. Dhe jo gjerësisht në as elektoratin socialist. Nuk ka pasur ndonjëherë një regjim që nga diktatura deri sot një regjim të shkëputur nga qytetarët si kjo qeveri’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...