Vuçiç: Aktualisht, Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka

E Enjte, 30 June 2022 08:17

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aktualisht, nuk ka. Ai i bëri komentet pas takimit në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njofton REL. Vuçiq tha se ka rënë dakord me të që mediave t’u drejtohet vetëm ai.

“Unë e informova Lajçakun se për çfarë dua të flas dhe se dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh... dhe se cilat janë qëllimet e fuqive perëndimore. Fjala e tij është e rëndësishme dhe nuk dua ta vë në një situatë të pakëndshme”, tha Vuçiq.


“Kemi një ndryshim të plotë të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi, e veçanërisht në Kosovë”, tha Vuçiq, duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për mundësitë e ri-regjistrimit të veturave me targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me targa RKS (Republika e Kosovës).

 

Ai tha se Kosova dhe Perëndimi “duan t’i bindin serbët që të regjistrohen me targat RKS”.

“Nëse nuk i bindin, atëherë do t’ua marrin veturat”, tha Vuçiq.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi edhe udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe.

Sipas udhëzimit, të gjithë personat që kanë dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.

Përndryshe, të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.

Vuçiq tha se përgjigjja e Serbisë ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës do të jetë e matur.

“Ne nuk do të ndërmarrim veprime ushtarake, por kërkojmë që të mos ua marrin pronat njerëzve dhe të mos i dëbojnë”, tha ai.

Vuçiq, po ashtu, tha se Serbia është e gatshme për dialog, por, sipas tij, pala kosovare nuk është.

“Pala tjetër nuk dëshiron zgjidhje kompromisi, por vetëm do që ne të pajtohemi me atë që ajo vendos”, tha Vuçiq, duke shtuar se Kosova e ka mbështetjen e Perëndimit për veprimet e saj.

Para vizitës në Beograd, Lajçak ka qëndruar në Kosovë nga data 27 qershor, ku ka thënë se është duke punuar në përgatitjen e një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deri më tash, Kurti dhe Vuçiq janë takuar vetëm dy herë, por pa bërë ndonjë përparim konkret në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky proces ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...