EurActiv: Shqipëria- kampione e drogës, qeveria e ka humbur luftën

E Enjte, 30 June 2022 11:13

 

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv shkruan se Shqipëria është një nga prodhueset më të mëdha të kanabisit në botë. Agjencia citon raportin për Krimin dhe Drogën nga OKB për vitin 2022.

Në këtë raport thuhet se Shqipëria është prodhuesi i shtatë më i madh në botë i kanabisit. Shqipëria vjen pas vendeve të tilla si Maroku, Afganistani, Spanja, Holanda, Pakistani dhe Libani.

Por Shqipëria është e para në rajonin e Europës Juglindore, çka tregon një rritje të ndjeshme të kultivimit të kanabisit atje, shkruan agjencia.

 

Më tej në raport thuhet se Shqipëria është një rrugë kryesore e trafikut të heroinës që nis nga Pakistani dhe përfundon në Europën Perëndimore.

 

Një konstatim i frikshëm i raportit është se bandat shqiptare janë sofistikuar duke importuar dhe shpërndarë kokainë nga Amerika Latine për në Europë.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës kanë vepruar në mënyrë të ndarë nga shitësit dhe shpërndarësit në rrugë. Rrjetet kriminale shqiptare kanë braktisur këtë model dhe kanë marrë nën kontroll importin dhe shpërndarjen,” thuhet në raport.

Në raport thuhet se legalizimi i kanabisit ka shtuar ndjeshëm përdorimin e drogës në vendet që e kanë ndërmarrë një hap të tillë.

Në fund, agjencia shkruan se pavarësisht pretendimeve të qeverisë, ajo e ka humbur luftën me drogën.

“Prej kohësh, qeveria shqiptare pretendon se po e fiton betejën kundër kultivimit të drogës në vend, por ka shqetësime se mund të mos jetë kështu. Ka gjithashtu shqetësime në rritje për trafikantët shqiptarë të drogës që e eksportojnë modelin e tyre të prodhimit në vende të tjera evropiane si na Britani, Gjermani, Austri dhe vende të tjera”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...