Berisha: Rama shpenzon 300 mijë € për një udhëtim me avion! Vjedh qytetarët, jeton me oligarkët

Tuesday, 05 July 2022 08:31

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' deklaroi se kryeministri Edi Rama s'ka asnjë grimcë dhembshurie ndaj njerëzve.

Kreu i selisë blu theksoi se Rama nuk mendon për bukën e gojës për të cilën vuajnë qytetarët, por bën udhëtime private me avion dhe kostot shkojnë deri në 300 mijë euro.

 

Ndër të tjera Sali Berisha tha se Edi Rama jeton me një grup oligarkësh e qeveritarësh që vjedhin së bashku paratë e qytetarëve.

 

"E ka të zakonshme të thotë se në Shqipëri nuk vuan kush për kafshatën. I transformuar nga pushteti në një qenie, para 9 vitesh vraponte nga dyqani në dyqan dhe tregonte listat e ushqimeve në media.

 

Sot janë të trefishuara dhe sot thotë se në Shqipëri nuk ekziston problemi i kafshatës. Ky njeri i cili udhëton vetë me avion në dispozicion duke shpenzuar për një rrugë 300 mijë euro, në varësi nga distanca deklaron se ktu s'ka mungesa ilaçesh e ushqimesh.

Rama është i verbuar, jeton me një grup oligarkësh, grup qeveritarësh që vjedhin gjithë ditën së bashku."-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...